Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancën për Gërdecin, Mediu: Qëndrimi im i prerë, të gjithë ata që shkelin ligjin të ndëshkohen

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 12:17 | Aktualitet

Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancën për Gërdecin,

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, foli për mediat pas seancës së sotme për çështjen Gërdeci, duke thënë se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të ndëshkohen.

Në seancë, Mediu prezantoi edhe një dokument të Policisë Ushtarake, në vartësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që i është dërguar në atë kohë. Mediu tha se pas këtij dokumenti ka reaguar duke kërkuar procedim penal dhe administrativ për të gjithë ata që kryenin punime pa leje në Gërdec.

Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në seancën për Gërdecin,

“Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit. Ka pasur një marrëdhënie korrekte me të gjitha strukturat. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri për çështjen që mund të kishte probleme në Gërdec. Sot i vura në dispozicion edhe një dokument të policisë ushtarake që përpara se të fillonte ky demontim kishte filluar punimet kompania për të prishur objektet në mënyrë të paligjshme. Qëndrimi im ka qenë i prerë, që të procedoheshin të gjithë ata që kishin shkelur ligjin.

I pyetur nëse do të ballafaqohet në seancë e ardhshme me Shkëlzen Berishën, Mediu u shpreh: “Unë do paraqitem në çdo seancën. Ky demontim ishte domosdoshmëri, ishte çështje sigurie, detyrim ligjor dhe kërkesë e partnerëve tanë. Kërkesa e kompanisë amerikane, ka qenë një kërkesë e vlerësuar sipas proceduarave për të shkuar më pas te momenti se si është zgjedhur vendi i demontimit. Nuk ka asnjë praktikë që ministri zgjedh vendin”, tha Mediu.

Në seancën e kësaj të enjteje, Gjykata e Posaçme u njoh me dëshminë e ish-ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Aldo Bumçi. Ndërkohë, dëshmitari Shkëlzen Berisha nuk u paraqit në këtë seancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos