Dhuna me bazë gjinore është një ndër fenomenet më shqetësuese të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Edhe pse shumë është folur dhe denoncuar sërish, ky fenomen shkakton ngjarje të rënda deri në humbje jete.
Për të rritur sensibilizimin e shoqërisë kundër këtij fenomeni, disa aktivistë në Pogradec kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë të përçojnë mesazhin.
Ata në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar automjete të rastësishme duke u dhënë dhurata së bashku me mesazhin kundër dhunës me bazë gjinore.
Aktivistët janë shprehur se ky mesazh duhet t’u shkojë të gjithë faktorëve të shoqërisë dhe familjes, pasi kjo e fundit është bërthama e një shoqërie më të shëndetshme ndaj akteve të dhunës.
Pavarësisht aktiviteteve dhe denoncimeve, edhe përgjatë këtij viti rastet e dhunës në familje në qarkun e Korçës kanë patur një shifër të lartë, kryesisht në zonat rurale dhe qendrat e vogla urbane.
(A2 Televizion)