
Është hapur plotësisht sot për qarkullimin e mjeteve segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te Mbikalimi i Rinasit, raporton A2CNN.
Ndërkaq, së shpejti nis puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier. Në javët në vijim pritet të dalin fituesit e garës për segmentin Milot-Balldren.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim, ndërsa shoqërohej nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Ky i fundit tha se rruga e re me katër korsi shfryn qarkullimin që vjen nga Veriu në kryeqytet dhe theksoi faktin që është përdorur një teknologji e re.
“Janë shtuar dy korsi. Bëjmë një rritje kategorie në kategorinë A. Faza e tretë fillon nga Mbikalimi i Rinasit dhe shkon deri në Mbikalimin e Laknasit.Do të vijojmë gjatë 2026-ës me kilometrat pasues pas kilometrit të 7. Është rrugë prioritare sepse bën lidhjen nga Porti i Durrësit me pjesën e Shqipërisë, por bën edhe shfryrjen e qarkullimit nga Veriu në Tiranë, pasi me rrugën e përfunduar ne lidhemi nga Aeroporti i Rinasit dhe me vijimin e saj nga nyja e Kasharit. Siç shikohet është me 4 korsi, edhe lëndët asfaltike, janë një teknologji e re e përdorur, që është për herë të parë në Shqipëri”, tha ai.
Ndërkaq kreu i ARRSH tha se është rritur aftësia mbajtëse e asfaltit, jetëgjatësia si dhe aftësitë drenuese në rast shirash.
(A2 Televizion)