“Nis vera, dita më e nxehtë”, parashikimi i motit për ditën e sotme

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 08:10 | Aktualitet

Sot shënohet një nga ditët më të nxehta të këtij viti deri më tani, duke sjellë ndjesinë e parë të verës, edhe pse kalendarikisht jemi ende në pranverë. Meteorologia e A2CNN, Tanja Porja, në një lidhje për emisionin “Dita Jonë”, bëri të ditur se temperaturat do të arrijnë kulmin për këtë periudhë.

Sipas saj, dita karakterizohet nga zagushi dhe temperatura maksimale pritet të ngjitet deri në 29 gradë Celsius, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të vitit 2026 deri tani.

Zagushi dhe mund të jetë dita më e nxehtë e 2026-ës, deri në këto momente, sepse jemi ende në pranverë dhe ditë më të nxehta na presin për verën, por sot temperatura maksimale do të ngjitet të paktën në 29 gradë Celsius. Mëngjesi ka shënuar një rënie krejt të lehtë, të pandjeshme, në zonat perëndimore. Dita fillon e kthjellët me vranësira kalimtare. Vranësirat shtohen gjatë mesditës, gjatë pasdites, duke prodhuar edhe reshje të pakta, kryesisht në zona të izoluara, në gjysmëlindore të territorit. Bregdeti do të mbetet pa reshje gjatë gjithë kësaj periudhe. Maksimumet e ditës së sotme shënojnë një tjetër rritje, jo vetëm në territorin shqiptar, në gjithë rajonin e Ballkanit. Në zonat malore kemi deri në 25 gradë celsius, në gjysmën perëndimore 27-28, dhe 29 gradë celsius në skajin jugor dhe jugperëndim 29 gradë celsius”, tha meterologia Tanja Porja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos