Pak ditë më parë Bajram Sulejmanit iu dogj kjo punishte druri, si pasojë e zjarrit të rënë në Levan. Fatkeqësitë për të moshuarin nuk do të përfundonin këtu. Mbrëmjen e 7 shtatorit, një tjetër zjarr dogji banesën kur dikur jetonte me familjen e tij.
Prej 5 vitesh Bajrami thotë se jetonte me qira, pasi banesa ishte shpallur e pabanueshme. Pa punishten dhe pa një shtëpi, jeta e të moshuarit do të jetë e vështirë, ndaj ai kërkon që autoritetet t’i përgjigjen me kompensim dëme vetë shkaktuara nga zjarri. (A2 Televizion)