Përfshihet nga flakët banesa në Fier, dëme të konsiderueshme materiale

Nga Çaku Tafa
7 Shtator 2026, 19:53 | Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, dëme të

Një banesë në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari, Barjam Sulejmani, tha se banesa ishte e pabanuar dhe se në momentin e zjarrit nuk ndodhej aty. Sipas tij, zjarrfikësit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, dëme të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos