Lëkundje tërmeti në Pogradec

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 06:58 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Pogradec

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të Pogradecit.

Sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e monitorimit të tërmeteve, lëkundja është regjistruar me epiqendër rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit, shkruan A2.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër etj, ku banorët kanë raportuar lëkundjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos