Së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Liburn Aliu njoftoi se është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj vepre.
Projekti pritet të kushtojë kosto 700 milionë euro, dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.
Qeveria e Shqipërisë ka planifikuar një pjesë të fondeve për ndërtimin e saj në buxhetin për vitin 2024. (A2 Televizion)