Moti i keq, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës-Bari e anasjelltas

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 11:28 | Aktualitet



Autoriteti portual i Durrësit ka njoftuar se është pezulluar përkohësisht për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas. Vendimi është marrë për shkak të motit të keq, me erë të fortë.

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht, sipas parashikimit. 

Nga ana tjetër, nuk është lejuar që të dalin në det as mjetet e vogla lundruese.

“Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023”, thuhet në njoftimin e Autoritetit portual të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos