Homazhet për Kryepeshkopin Anastas, ja kush do të marrë pjesë

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 11:20 | Aktualitet

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas, ja kush do të marrë

Burime nga Kisha Ortodokse për A2 CNN bëjnë me dije se në homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos do të marin pjesë kryeministri grek Mitsotakis, bashkë me 5 ministra grekë.

Gjithashtu, pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit; përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë; delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani; përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare; Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros; përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërriti sot në Shqipëri.

Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës rreth orës 08:00.

Në Tiranë trupi i pajetë pritet të mbërrijë sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe dy ditë, shkruan A2. Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos