Takimi Mitsotakis-Ieronimi/ Së bashku në funeralin e Anastasit në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 12:44 | Aktualitet

Takimi Mitsotakis-Ieronimi/ Së bashku në funeralin e Anastasit në

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, Ieronimi, kanë folur për humbjen e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas, gjatë bisedës së tyre të shkurtër para kamerave në takimin e tyre në Pallatin Maximos.

“Këto janë ditë të vështira për Ortodoksinë në tërësi. Mendoj se të gjithë jemi prekur veçanërisht nga humbja e Kryepeshkopit të Shqipërisë. Unë pata fatin ta njoh personalisht. Ai ishte vërtet një hierark i madh dhe një njeri i madh, që kreu një vepër unike në Shqipëri, duke rindërtuar në thelb një kishë të shkatërruar, por në radhë të parë ishte një njeri i Zotit që kujdesej për njerëzit. Prandaj do të jemi bashkë në kortezhin mortor në Tiranë për ta nderuar ashtu siç e meriton”, theksoi Kryeministri, përcjell A2.

“Ai ishte me të vërtetë një nga të paktët. Edhe unë e kam takuar dhe kam qenë me të që në klasën e tretë të gjimnazit. Zoti e pushoftë. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj edhe në zinë tonë edhe në hidhërimin tonë, por këto janë njerëzore. Sot erdhëm për t'ju përshëndetur, për t'ju parë nga afër dhe për të folur", vuri në dukje nga ana e tij kryepeshkopi.

Sipas "Kathimerini", gjatë takimit të dy ata kanë diskutuar për çështje aktuale që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shtet-kishë, veçanërisht ato që kanë shenjë sociale në kuadër të thellimit të solidaritetit mes dy institucioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos