Shqipëria solidarizohet me Çekinë pas sulmit me armë që u mori jetën 15 personave dhe la të plagosur të paktën 30 të tjerë. Në një postim në platformën “X”, ministri Igli Hasani u shpreh miqve në Çeki ngushëllimet e tij në emër të Shqipërisë.
Igli Hasani në platformën “X”
I trishtuar thellësisht nga ngjarja tragjike sot në Pragë që rezultoi në humbjen e jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e pikëlluara, dhe shpresoj për një shërim të shpejtë për të plagosurit. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë. @JanLipavsky
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se Shqipëria e dënon rëndë dhunën dhe se qëndron me Çekinë në këto kohë të vështira.
Kujtojmë se sulmi ndodhi pasditen e së enjtes në Fakultetin e Filozofisë dhe mes viktimave është edhe vetë autori që kreu vetëvrasje në momentin që në vendin e ngjarjes u paraqit policia. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili sulmin e kishte paralajmëruar edhe në mediat sociale.
The horrible attack at Charles University in Prague has shocked us all. My condolences go to the families of the victims. Albania strongly condemns the deadly violence and stands by its Czech friends in this difficult time???????????? (A2 Televizion)
— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2023