Kushtetuesja për studentët e mjekësisë, shqyrtoi kërkesën për rrëzimin e ligjit, vendimi brenda 30 ditësh

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 17:31 | Aktualitet

Kushtetuesja për studentët e mjekësisë, shqyrtoi

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ligjin për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme.  

Gjatë seancës palët kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me ligjin që i detyron mjekët e ardhshëm ose të nënshkruajnë marrëveshjen për të punuar deri 5 vjet pas studimeve në atdhe, ose të paguajnë tarifën e plotë të studimit në vlerën e 248 mijë lekëve të rinj.

Studentët, pala paditëse në këtë çështja, e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues duke kërkuar rrëzimin e tij.

Ndërsa përfaqësuesit ligjorë të qeverisë dhe kuvendit kërkuan rrëzimin e kërkesës së studentëve, duke argumentuar se ligji synon mbrojtjen e interesit publik për ofrimin e shërbimit cilësor shëndetësor dhe se nuk shkelen normat kushtetuese për studentët pas 5 orësh seancë, trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimit të cilin do ta bëjë publik brenda 30 ditësh sipas afateve ligjore.



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos