I vihet flaka Gjykatës së Lartë, kaos në rrugën "Myslym Shyri"

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 19:02 | Aktualitet

I vihet flaka Gjykatës së Lartë, kaos në rrugën

Pasi u zmbrapsën nga Kryeministria, protestuesit kanë shkuar në rrugën “Myslym Shyri”, ku i kanë vënë flakën Gjykatës së Lartë.

Më tej, ato kanë vijuar duke i vënë flakën koshave të mbeturinave përgjatë gjithë rrugës, shkruan A2.

Ndërkohë, ka marrë flakë edhe një makinë e parkuar pranë Gjykatës së Lartë.

Edhe një filiali banke në rrugën “Myslym Shyri” i është vënë flaka.

4 zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos