
Kanë nisur pasditen e sotme reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit.
Reshje të lehta dëbore kanë prekur zonën e Qafës së Martës, Mashkullores në Panarit dhe lartësitë e Ersekës.
Ditët e fundit sinoptikanët kanë parashikuar uljen e temperaturave deri në - 4 gradë celsius.
Reshje dëbore pritet të ketë në vijim edhe në Voskopojë e Dardhë. (A2 Televizion)