Ka shkëputje të energjisë, rrebeshet e shiut dhe era e fortë shkaktojnë probleme në veri

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 14:47 | Aktualitet

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, me reshje shiu dhe erë të fortë, ka prekur vendin tonë, veçanërisht veriun, ku ka shkaktuar problematika dhe dëme të ndryshme materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Shtabet e emergjencave në prefekturat e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës njoftojnë për ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në zonat rurale, si pasojë e defekteve në linjat e transmetimit të shkaktuara nga era e fortë.

Gjithashtu, janë raportuar dëmtime të çative të banesave dhe objekteve të ndryshme, si dhe rrëzime të pemëve.

Po ashtu, janë raportuar rrëshqitje të dherave dhe të materialeve inerte në segmentet rrugore që lidhin fshatrat me qendrat urbane, ndërsa në Qafë Thore, në aksin rrugor drejt Thethit, janë regjistruar edhe reshjet e para të dëborës, në prag të stinës së dimrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos