Lartësimi me dhera i argjinaturave në qarkun e Fierit nuk shikohet si një zgjidhje nga banorët e zonës, të cilët i druhen përmbytjeve të radhës pas atyre që pësuan vitin e kaluar dhe fillimin e këtij viti. Edhe për inxhinierët e bordit të kullimit, argjinaturat kanë nevojë për financime dhe ndërhyrje madhore.
Shirat e janë rikthyer në vend dhe vëmendja shkon menjëherë në zonat e përmbytura rreth një vit më parë në qarkun e Fierit, të cilat rrezikojnë edhe këtë sezon vjeshte dhe dimri të përfshihen sërish nga përmbytjet.
Për këtë arsye drejtoria rajonale e bordit të kullimit në Fier ka nisur përforcimin e argjinaturave në zonat më të rrezikuara për përmbytje, përforcim i cili nuk bind as vetë inxhinierët.
Ndërsa për banorët ndërhyrjet që po bëhen nuk garantojnë banesat në rast të shtimit të prurjeve të lumit Seman.
Pavarësisht ndërhyrjeve të raportuara, argjinaturat në qarkun Fier kanë nevojë për investime madhore dhe rehabilitim të plotë, për të shmangur përsëritjen e përmbytjeve që çdo vit po rëndojnë mbi banorët e zonave të rrezikuara. (A2 Televizion)