Infrastrukturë e shërbim i dobët, Sarandë-Ksamil, fluksi turistik rrezikon t'i "asfiksojë"

Nga Gazment Janku
16 Shkurt 2026, 14:57 | Aktualitet

Saranda dhe Ksamili mbeten ndër destinacionet me të preferuara të sezonit turistik veror në vendin tonë jo vetëm të pushuesve vendas por edhe atyre të huaj. E ndërsa fluksi shtohet vit pas viti duket se kapacitet infrastrukturore dhe atyre të shërbimit nuk po e përballojnë dot këtë ngarkesë.

Operatorët turistike dy tre vitet e fundit kanë kërkuar me urgjencë marrjen e masave për tre problematikat kryesore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në mbarëvajtjen dhe turizmin e qëndrueshëm.

Në mënyrë të veçantë, nëse nuk gjenden kapacitet e nevojshme të paktën për guidat, atëherë, Saranda rrezikon të dalë nga harta e korçerave të mëdha

Operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një strategji të qartë nga institucionet përgjegjëse, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, mbështetje për bizneset dhe përmirësim të infrastrukturës, në mënyrë që Saranda dhe Ksamili të mos humbasin potencialin e tyre si destinacione kyçe turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos