
Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës është mbledhur këtë të shtunë në Akademinë e Arteve, në një takim ku të pranishëm janë ministra, deputetë dhe anëtarë të strukturave të Partisë Socialiste në kryeqytet.
Gjatë nisjes së fjalës së tij, Rama komentoi edhe situatën e krijuar në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
“Si do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këto dy faza, si do ta rrisim volumin e investimeve, si do ta krijojmë shtresën e re zhvillimore, si do t'i adresojmë nevojat për shkolla dhe qendra shëndetësore në një Tiranë që rritet pa pushim”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)