
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, u ndal te veprimet e Veliajt dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet me administratën e Bashkisë së Tiranës, duke përmendur edhe rastin e punonjësve të Policisë Bashkiake.
Kryeministri theksoi se largimi i punonjësve nga detyra për motive të pajustifikuara politike nuk mund të tolerohet, ndërsa iu drejtua drejtuesve socialistë me paralajmërimin se goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk harrohet dhe nuk falet.
“Jemi partia që kemi çliruar shtetin nga largimet politike nga puna, duke shpëtuar nderin e shumë pjesëtarëve të administratës. Tani nuk i kërkohet llogari askujt për kë votojnë.
Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që ka mbajtur me dinjitet uniformën në krye të Policisë Bashkiake apo të hierarkisë së Tiranës, sepse nuk i bën like dhe share postimeve të Lalit apo sepse nuk ekspozon mbështetjen e avokatit të tij?”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)