Rikthimi pranë familjes i Eva Dumanit nga kampi famëkeq Al Hol në Siri, i ka ngjallur sërish shpresat 90-vjeçarit Dylber Shuli nga Gurrasi i Pogradecit, që prej gati një dekade kërkon dhe pret mbesat dhe nipërit, që mbahen në atë kamp.
Mosha e thyer nuk jaka shuar ende shpresat që të shikojë dhe të mbajë në krahë mbesat dhe nipërit e tij. 10 vite më parë djali i Dylberit shkoi në Siri bashkë me bashkëshorten dhe 3 vajzat. Por pasi djali ju vra, bashkëshortja dhe vajzat u mbajtën në kampin AlHol, nga ku nuk kanë mundur të dalin.
Dylber Shuli shprehet: “Me shpresën në Zot dhe me thirrjen që i del nga shpirti 90-vjeçari kërkon ndihmë për riatdhesimin e mbesave dhe nipërve të tij, të cilët janë të pafuqishëm vetë të rikthehen pranë familjes. Përveç të afërmve të Dylberit, nga zona e Pogradecit ka edhe familje të tjera që kanë njerëzit e tyre në kampin e Al Holit në Siri dhe që presin dita ditës rikthimin e tyre”. (A2 Televizion)