“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, protestë për vrasjen e 14-vjeçarit

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2024, 11:24 | Aktualitet

Me parullat “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, protestuesit kanë nisur nga shkolla “Fan Noli” marshimin drejt Ministrisë së Arsimit për të bërë përgjegjëse ministrinë.

“Ka dështim të institucioneve në lidhje me ngjarjen. Kjo situatë është në kapitullim. Nga mësuesi, psikologu, mësuesi, e ministria. Ne kemi nevojë për siguri” thotë përfaqësuesi i shoqërisë civile, Migen Qiraxhi.

Ai tha se kjo është një protestë homazh që do të ndalet me kërkesa para ministrisë së arsimit, ku kërkohet rritja e sigurisë së fëmijëve në shkolla; që në shkollë të ketë punonjës të sigurisë, shërbim psikologjik e psikosocial dhe mbështetje më të madhe nga mësuesit.

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, protestë për

Aktualisht kemi 240 punonjës të sigurisë pranë shkolla 9-vjeçare e të mesme, ndërsa numri i shkollave është dyfishi, pra një punonjës në dy shkolla.

“Prindërit kërkojnë që një punonjës sigurie të qëndrojë non stop në shkolla. Një tjetër kërkesë e prindërve është që duan të dinë ku fillon dhe ku mbaron perimetri i sigurisë, të përcaktohet nga institucionet arsimore. Kanë kërkuar që nxënësit të mos dalin nga institucioni i shkollës deri sa prindi ose i afërmi të paraqitet për ta marrë”, deklaroi gazetarja e A2 CNN, Ornela Joti.

Bazuar në deklarimet e prindërve, gazetarja raportoi se në shkollën “Fan Noli” ka munguar psikologu.

“Edhe sot në ditën e tretë nuk u është ofruar asnjë shërbim psikologjik nxënësve në shkollë”.

Një ditë më parë kryeministri Rama njofton se qeveria po mendon te mbyllë rrjetet sociale Tik -Tok dhe SnapChat, dy rrjete qe shihen se nder shkaktarët e dhunës dhe bullizmit mes adoleshentëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos