Sot Ismail Kadare nuk jeton më dhe persona të afërm me të, kanë rrëfyer copëza nga jeta “e padukshme” e shkrimtarit të madh. Një prej tyre është edhe Besnik Mustafaj, i cili në një intervistë në Ditarin e Pasdites, me gazetaren Bruna Çifligu, ka treguar njohjen me Kadarenë.
“E kam njohur para 40 vitesh kur kam qenë një poet i ri, ku si gjithë shqiptarët, apo poetët kishim një kureshtje dhe një lloj dëshirë për t’u njohur me Ismail Kadarenë. Kam qenë student, duket të ketë qenë 1979-198, ishte një njohje kur unë kisha nevojë ta njihja”, tregoi Mustafaj.
Ai e përshkruan Kadarenë si një njeri të vetmuar, pa shumë miq, ndryshe nga sa pretendojnë sot shumë personazhe publike për një miqësi të ngushtë me gjeniun e letrave shqipe.
“Kadare nuk ka qenë një njeri me miq, në kuptimin që kemi ne shqiptarët për miqësi, ato që thonë se e kanë miq, ose e kanë iluzion ose nuk e kanë njohur Ismail Kadarenë. Kadare ka qenë një njeri i vemtuar, unë kam qenë një njeri që kam kaluar kohë me të, në shtëpinë e tij në Tiranë, në shtëpinë e tij në Paris”, tha ai në A2 CNN.
Mustafaj është shprehur se Kadare i ndryshoi orientimin e tij në letërsi dhe se për këtë do i jetë mirënjohës deri në pafundësi. (A2 Televizion)