Jo ekstradim për Dritan Goxhajn! Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Prokurorisë

Nga Armand Bajrami
9 Korrik 2024, 17:20 | Aktualitet

Jo ekstradim për Dritan Goxhajn! Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e

Gjykata e Lartë ka lënë të pa ndryshuar vendimin e Apelit për refuzimin e ekstradimit në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. I njëjti vendim i Apelit, liroi edhe masa e “arrestit në burg” Goxhajn, pas qëndrimit për disa muaj në paraburgim.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kundër vendimit nr. 1515, datë 10.10.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhej në vendimin e Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë.

Ish-ushtari i UÇK akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos