Spektakël në Mynih, Bayern mposht sërish Realin dhe kalon në gjysmëfinalet e Champions

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 23:07 | Futboll

Spektakël në Mynih, Bayern mposht sërish Realin dhe kalon në

Bayern Munchen ka mundur 4-3 Real Madridin duke e eliminuar nga Champions League, objektivin e fundit sezonal të madrilenëve.

Ashtu si ndeshja e parë, edhe ajo e fituar nga bavarezët, edhe përballja e kthimit ishte spektakolare, shkruan A2.

Dopieta e Arda Guler dhe goli i Mbappe dhanë iluzionet e një kualifikimi për Realin, i cili e mbylli në avantazh 3-2 pjesën e parë. Për vendasit kishin shënuar Pavlovic dhe Kane.

Në minutat e fundit të ndeshjes, kur dukej se gjithçka do vendosej në shtesa, Camavinga la me 10 lojtarë ekipin pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa më pas erdhi edhe përmbysja bavareze.

Luis Diaz dhe Olise i dhanë goditjen përfundimtare Realit, ndërsa Bayern Munchen tashmë do të mendojë për gjysmëfinalen me francezët e PSG.

Në sfidën tjetër, Arsenal barazoi 0-0 me Sportingun e Lisbonës, duke kaluar më tej falë fitores 0-1 në Portugali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos