
Në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur një urdhër për mbledhjen sa më parë të dosjeve së pronave dhe përgatitjen e tyre drejt Tiranës.
Madje, disa prej dosjeve, për shkak të nxitimit që institucioni duhet të zhvendoset do të kalohen dhe pa procesverbal, shkruan A2.
Ky urdhër ka mbërritur nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës, i cili ua ka referuar punonjësve.
Ndërkohë, vetë punonjësit nuk janë aspak dakort me këtë urdhër dhe po përgatisin një shkresë zyrtare e cila do të firmoset ku kundërshtojnë këtë vendim.
Kjo gjë vjen në vazhdën e refuzimeve që punonjësit e Kadastrës kanë bërë për zhvendosjen e zyrës së pronave nga Vlora. (A2 Televizion)