Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e policisë Ervina Gjana

Nga Armand Bajrami
5 Shkurt 2026, 10:21 | Aktualitet

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë ndaj zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, mëson A2CNN. 

Në dhjetor Gjkko i refuzoi Gjanës kthimin e disa celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit R. Hristic, për llogari të hetimit të SPAK për një grup të dyshuar kriminal që abuzonte me tenderat e AKSHI-t.

Në banesën e Gjanës janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm urdhëron ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos