
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në 19:50 në qytetin e Korçës, duke shkaktuar panik tek banorët.
Sipas burimeve të A2, mësohet se epiqendra ka qenë 7 km larg qytetit të Bilishtit, me thellësi 5km.
Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.7, por është ndjerë fort në katet e larta të qyteteve Korçë e Bilisht.
Deri më tani, nuk raportohen dëme, por pritet një komunikatë zyrtare nga stacioni sizmiologjik i Korçës. (A2 Televizion)