Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Askush nuk e ka shkelur më parë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 18:40 | Aktualitet

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrejtet sociale pamje nga vizita e tij në Vatikan. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij Zaho, kreu i qeverisë njofton se vizita nisi në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin 1467.

“Vizita në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467”, shkruan Rama në rrjetet sociale krahas fotove.

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit

Kreu i qeverisë thekson se që nga viti 1467, asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar.

Rama në Vatikan viziton bazilikën e Zojës së Këshillit

“Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania - Mbretëresha e Shqipërisë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos