Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

Nga Artin Halili
8 Qershor 2025, 14:41 | Aktualitet

Korça mirëpriti edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një ngjarje kulturore që mblodhi grupe artistike nga Shqipëria dhe rajoni.

Parada shumëngjyrëshe përshkoi bulevardin “Republika” dhe kulmoi në Pazarin e Vjetër, ku muzika, ngjyrat dhe atmosfera festive u pritën me entuziazëm nga qytetarët dhe turistët.

Drejtoresha e Kulturës, Zamira Kita, e cilësoi këtë edicion si të veçantë për pjesëmarrjen e gjerë dhe krijimtarinë artistike, veçanërisht në kostumografi.

Bashkë me karnavalet, Korçë çeli dhe siparin e sezonit turistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos