Zjarr në fushën e mbetjeve, Vlora mbulohet nga re të zeza tymi

Nga Edi Ruçi
7 Qershor 2025, 13:32 | Aktualitet

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen "24 Maji" në Vlorë bie sërish në flakë.

Shtëllunga të tymit të zi, kancerogjen për qytetin duken prej largësisë, teksa digjen mbetjet që janë grumbulluar aty prej vitesh.

As vendosja në funksion e landfillit të Sherishtës dhe depozitimi i mbetjeve urbane aty mesa duket nuk i ka ndalur flakët në vend depozitimin e vjetër të Vlorës.

Djegia e mbeturinave ka shkaktuar ndotje tej normave të lejuara në qytet, e cila ende po vazhdon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos