Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2025, 10:58 | Aktualitet

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës

Më 9-10 qershor do të zhvillohet në Vlorë konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, e organizuar nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute.

A2 CNN mëson  se Konferenca do të përshëndetet nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa pjesëmarrës do të jenë mbi 20 kryetarë dhe gjyqtarë të lartë nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Po ashtu të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe përfaqësues të CEELI Institute dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një ndër forumet më të rëndësishme gjyqësore i këtij niveli, që i jep njëkohësisht Shqipërisë një rol qendror në diskutimet mbi pavarësinë e drejtësisë, transparencën dhe standardet evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos