Korça ndez zjarret e verës, simbolika e largimit të dimrit vijon traditën

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
1 Mars 2026, 10:45 | Aktualitet

Zjarret në sheshet e lagjeve kryesore të Korçës kanë njoftuar largimin e dimrit dhe ardhjen e verës. Një traditë kjo shekullore që po trashëgohet nga brezat edhe ditët e sotme, shoqërohet edhe me gatimet tradicionale si dhe vendosjen e veroreve në duar. 

Korça dhe në përgjithësi gjithë zona e juglindjes janë të parat që festojnë ditën e verës në mbrëmjen e fundit të muajit shkurt.

Ndezja e zjarreve është simbolika e kësaj tradite shekullore në juglindje, që nënkupton largimin e dimrit dhe ardhjen e verës.

Në sheshet e lagjeve korçare përveç fëmijëve dhe të rinjve ishin edhe amvisat të cilat përgatisin gatime tradicionale për këtë ditë, ndërsa vendosin edhe veroret në duar.

Ndërkohë zyrtarisht Shqipëria e feston ditën e verës në datën 14 mars, ku epiqendra e festimeve është Elbasani me ëmbëlsirën tradicionale ballokumen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos