Bllokimi i rrugës Librazhd–Pogradec që prej ditësh ka sjellë vështirësi multidiemnsionale ekonomike, por jo vetëm, për gjithë zonën e juglindjes, ka nxitur një grup aktivistësh të shoqërisë civile në Korçë që nëpërmjet një peticioni ku po mbledh firmat e qytetarëve Korçarë, kërkojnë marrjen e masave konkrete për përballimin e situatës.
Gjithashtu ata kërkojnë që të informohen në lidhje më veprimet që po ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për trajtimin e situatës ku të përcaktohen afate konkrete kohore dhe natyrisht masat që janë marrë për rritjen dhe sigurisë dhe kompensimet e qytetarëve për dëmet që po u shkaktohen. Për këtë arsye ata kanë thirrur edhe një protestë para bashkisë së Korçës, ditën e hënë. (A2 Televizion)