U tentua çarja e kordonit policor, efektivët shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2026, 19:36 | Aktualitet

Ka dështuar tentativa e parë e protestuesve opozitarë për të shkuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. 

Protestuesit janë konfrontuar fizikisht me efektivët e policisë, në kordonin e parë të vendosur në unazë. 

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që efektivët janë përgjigjur fillimisht me ujë dhe mandej me gaz lotsjellës.

Një protestues humbi ndienjat nga hedhja e gazit lotsjellës dhe u transportua me ambulancë në spital. 

Kryedemokrati Sali Berisha udhëhoqi protestuesit në një marshim nga Kryeministria në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Në një prononcim për mediat Berisha i është drejtuar Ilir Prodës me fjalët “kryebandit”, “mercenar i Ramës”, ndërsa u shpreh se “në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi”.

Gjatë marshimit protestuesit kanë hedhur bomba molotov në kazanët e mbeturinave përgjatë rrugës. Efektivët kishin vendosur dy kordone policore përgjatë rrugës për te Drejtoria e Policisë. 

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos