Kremtohen Pashkët, besimtarët katolikë dhe ortodoksë i drejtohen kishave të vendit

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 23:56 | Aktualitet

Kremtohen Pashkët, besimtarët katolikë dhe ortodoksë i

Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës, me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike.

Në Tiranë, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike "Shën Pali" dhe në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", shkruan A2.

Në orën 22:00 nisi kremtimi në Katedralen Katolike "Shën Pali", ku besimtarët u mblodhën për meshën e Pashkëve, festën më të madhe të kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.

Një orë më vonë, në orën 23:00, kremtimi vazhdoi në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".

Këtë vit, Pashkët e të gjithë besimtarëve të krishterë përkojnë në të njëjtën ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos