Besimtarët ortodoksë përkujtojnë të Premten e Zezë në Kishën Ortodokse Apostull Pavli dhe Shën Asti në Durrës.
Me një shërbesë të veçantë të udhëhequr nga famullitari i kishës, dhjetëra besimtarë ortodoksë u mblodhën të premten në mbrëmje në Kishën Apostull Pavli dhe Shën Asti në Durrës, për të përkujtuar vuajtjet, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezus Krishtit, në kuadër të së Premtes së Zezë – një prej ditëve më të shenjta të Javës së Madhe.
Kremtimet do të vijojnë edhe gjatë së Shtunës së Madhe, për të kulmuar me meshën e Ringjalljes, në natën e së shtunës drejt së dielës, ku tingulli i kambanave dhe drita e qirinjve do të shpallin ngadhënjimin mbi vdekjen dhe fitoren e jetës. (A2 Televizion)