Mijëra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm janë bërë pjesë e procesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë në Korçë.
Të gjitha kishat janë bashkuar para katedrales "Ringjallja e Krishtit" e më pas në heshtje kanë lëvizur në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës në 14 ndalesat që simbolizojnë mundimet e Jezus Krishtit
Kësaj radhe ka qenë At Ilia Kotnani ai që ka drejtuar procesionin dhe ka udhëhequr lutjet në gjithë ndalesat
Të shumtë kanë qenë emigrantët korçarë të ardhur nga Greqia por dhe turistë që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festën e Pashkës (A2 Televizion)