Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Përcillet për në banesën e fundit regjisori i madh, do të prehet në Vuno

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 13:17 | Aktualitet

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Përcillet për në

Pas 3 orësh homazhe në hollin  e Teatrit të Operas dhe Baletit, arkëmorti me trupin e pajetë të regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti po përcillet për në banesën e fundit. Ai do të prehet në Vuno të Himarës, në vendin e tij të lindjes.

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë zhvilluan homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare.

Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si babain e kinematografisë shqiptare, ndërsa la edhe një shënim në librin e kujtimeve.

Homazhe bëri gjithashtu edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh për gazetarët se iku një korife i regjisë dhe artit që la pas një thesar për të gjithë brezat.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës dhe do të mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.

Këshilli i Ministrave shpalli ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025, në nderim të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Përcillet për në

Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator. Me një karrierë mbi katër dekada, Anagnosti dha një kontribut të jashtëzakonshëm si regjisor, skenarist, shkrimtar dhe pedagog, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Përcillet për në

Ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke trajtuar tema të rëndësishme shoqërore, historike dhe psikologjike. Shumë prej skenarëve i hartoi vetë, duke dëshmuar një talent të gjithanshëm. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, filmi me të cilin fitoi dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti u nderua me një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 2011 mori titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos