Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit: Kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 12:04 | Aktualitet

Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit: Kolos i

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nderoi sot regjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një deklaratë për mediat pas homazheve kreu demokrat u shpreh se Dhimitër Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës dhe do të mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.

“Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit. Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve. Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij. Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike.

Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.

Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta”, u shpreh Berisha.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos