All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kreu i SPAK në SHBA, zyrtari amerikan: Askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 09:39 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Kreu i SPAK në SHBA, zyrtari amerikan: Askush në Shqipëri nuk

Kreu i SPAK, Altin Dumani, është duke vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të administratës Biden.

All - Paragraf - 3

Gjatë ditës së fundit, ai është takuar me ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe ish-ambasadoren Yuri Kim.

Zyrtari amerikan ka postuar foto në rrjetet sociale të këtij takimi ku shpreh edhe njëherë angazhimin e SHBA-së për të mbështetur reformën në drejtësi.

“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, shkruan Jim O’Brien në X.

All - Paragraf - 6

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos