Krishtlindja “zbut” edhe politikanët, Beci shtrëngon duart me Boçin në Shkodër

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 15:49 | Aktualitet

Krishtlindja “zbut” edhe politikanët, Beci shtrëngon duart

Besimtarët e krishterë kanë përkujtuar anembanë vendit lindjen e Jezus Krishtit. Festa e Krishtlindjes është festa e paqes, harmonisë dhe solidaritetit mes njerëzve.

Këtë e ka treguar edhe në Shkodër, jo vetëm mesazhi i krerëve të besimeve fetare, por edhe të institucioneve.

Duket se kjo festë ka zbutur edhe politikën, teksa shohim që në Shkodër kryebashkiaku Benet Beci, ka uruar dhe ka shtrënguar duart me drejtuesin politik të PD-së, Luçiano Boçi gjatë vizitave zyrtare në katedralen e Shkodrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos