Meloni nuk tërhiqet edhe pas vendimit të Gjykatës, qeveria miraton dekretin e ri për emigrantët

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 22:41 | Aktualitet

Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar dekretin e ri ligjor për emigrantët i cili ka të bëjë me përcaktimin e vendeve të sigurta për riatdhesim një rregull parësor dhe jo më dytësor.

Lista e vendeve të sigurta, që zbatojnë indikacionet e vendimit të fundit të Gjykatës së Drejtësisë së BE, është rishikuar dhe do të përditësohet periodikisht. Në veçanti, u hoqën vendet për të cilat ishin parashikuar përjashtimet territorial si Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

Lista e re tani përfshihet në një dispozitë me fuqinë dhe vlerën e ligjit, “për të shmangur moszbatimet e mundshme bazuar në interpretimet e ‘Direktivës së Pritjes’.

Në këtë mënyrë, shkruan A2, shefja e qeverisë italianë sfidon gjykatën Evropianë të drejtësisë, gjykatat dhe magjistratët.  “La Repubblica” shkruan se vetëm në këtë mënyrë, sipas Melonit, mund t'i garantohet siguri mekanizmit të shpërndarësve përtej kufirit, duke filluar nga ai shqiptar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos