“Kur lopa merr antibiotik, nuk duhet pirë qumështi 2 javë”, alarmi i ekspertit për konsumatorët

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 09:29 | Aktualitet

Alban Zusi, ekspert i sigurisë ushqimore, i ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, u shpreh se qumështi i një lope që ka marrë antibiotik, nuk duhet konsumuar nga njerëzit për dy javë.

“Qumështi që del nga një lopë që ka marrë dje antibiotik, nuk mund të pihet për dy javë. Antibiotik marrin përditë lopët në Shqipëri”, tha eksperti i sigurisë ushqimore.

“Ai qumësht ku shkon? A e kontrollon AKU? A ka një regjistër të fermerëve se çfarë bëhet me atë qumësht? Qumështi kur del, a shkon menjëherë në një tank ftohës? Transporti a bëhet me një automjet që nuk kalon 6 gradë Celcius? Nëse nuk respektohen procedurat, qumështi prodhon toksina që nuk i shkatërron dot zierja më pas. Këto toksina depozitohen në qelizat tona dhe krijojnë probleme”, shpjegoi më tej Zusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos