
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike drejt detit pranë bregut të saj lindor të mërkurën. Këtë e raportoi ushtria e Koresë së Jugut, pas një lëshimi të veçantë të zbuluar një ditë më parë, ndërsa Pheniani shuajti shpresat e Seulit për një lehtësim të tensioneve.
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se raketat e paidentifikuara fluturuan 240 km, duke shtuar se autoritetet e tyre dhe ato amerikane po kryenin një analizë të detajuar të lëshimit. Ushtria e Seulit tha gjithashtu se kishte zbuluar lëshimin e një rakete të dyshuar balistike nga afër Phenianit të martën.
Shtëpia Blu presidenciale e Koresë së Jugut thirri një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, duke i quajtur lëshimet një provokim që shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. (A2 Televizion)