Kush janë 3 të dënuarit me burgim të përjetshëm që u përleshën me armë në burgun e Peqinit?

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 15:20 | Aktualitet

Kush janë 3 të dënuarit me burgim të përjetshëm

Ditën e sotme, 3 të dënuar janë përplasur me armë zjarri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Të përfshirë janë të burgosurit Indrit Shaqja, Sokol Mjaçaj dhe Arben Lleshi. 3 të burgosurit janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Mirëpo, kush janë 3 të burgosurit dhe përse janë dënuar?

Indrit Shaqja është i dënuar për vrasjen e dy të moshuarave Elsa e Gjinofeva Vava, mesnatën e 1 shtatorit të 2014.

Sokol Mjaçaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai ka mohuar se ka pasur qëllim që t’i vriste turistët, por vetëm t’i grabiste për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhej.

Nga ana tjetër, Arben Lleshi është i dënuar për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë. Ai është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012. Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje, është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Shkaku i vërtetë i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos