Pas gati 1 orë në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako ka zbuluar arsyet se për çfarë është thërritur për të dëshmuar.
Në fjalën e tij për mediat, pas marrjes në pyetje, Çako është shprehur se ka qenë në SPAK për një çështje që nuk lidhet me të personalisht, por që ka të bëjë me fushën e përgjegjësisë së tij.
Se për çfarë, nuk e ka treguar.
"Isha në cilësinë e detyrës që kam për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë por jo personalisht as për mua as pozicionin tim" tha Çako. (A2 Televizion)