Largohen reshjet e dendura të shiut, java nis me ndryshime

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 08:06 | Aktualitet

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, u shpreh në Dita Jonë se reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së diel dhe gjatë natës, do t’i lënë vendin kthjellimeve, të paktën këtë të hënë.

Sa i përket temperaturave, Porja u shpreh se ato do të luhaten nga 7 gradë minimumi në orët e para të mëngjesit në zonat malore, në 26 gradë gjatë mesditës në zonat bregdetare, shkruan A2.

“Pritet një përmirësim i kushteve të motit. Gjatë natës ka pasur reshje në një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar. Mëngjesin e së hënës, termometri ka zbritur deri në 7 gradë në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta termometri  shkon deri në 18 gradë celsius.

Pasdite mund të ketë reshje të pakta në zonat qendrore. Në mesditë, termometri luhatet nga 17-18 në zonat malore, deri në 26 gradë celsius në rang territori.

Në pjesën e dytë të ditës, moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shtohen kryesisht në veri dhe në zonat qendrore, duke sjellë reshje të pakta, ndërsa në bregdet nuk do të ketë reshje”, u shpreh Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos