Reshjet intensive të rëna gjatë natës dhe orët e fundit kanë sjellë përmbytje në qytetin e Durrësit. Siç duket edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë tonë nga gazetarja e A2 CNN Elitjona Doko, shihen qartë rrugët e përmbytura.
Për këtë situatë ka reaguar edhe anëtarja e kryesisë së PD-së, Jola Hysaj, e cila shkruan në rrjetet sociale se kjo situatë është bërë e zakonshme në këtë qytet.
“Mirëmëngjesi, DURRËSI LIVE- I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete.
Sepse "gondolat" dhe "kamerdaret" që si gjithmonë i duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit, na janë bërë të zakonshme tashmë.
Pasi mbarojë së "xixëlluari" qytetin, kukulla do "xixëllojë" dhe qarkun tani”, shkruan ajo. (A2 Televizion)