Konkursi i kodimit, çfarë sollën të rinjtë e veriut në garën e teknologjisë?

Nga Ornela Joti
19 Mars 2025, 16:23 | Aktualitet

Për shumë të rinj teknologjia e informacionit nuk është vetëm Tik-Tok dhe rrjete sociale. Është më shumë se kaq. Përmes kodimit apo programimit, këta të rinj nga 16 gjimnaze të veriut të vendit e kanë shfrytëzuar teknologjinë për të krijuar projekte që mund të lehtësojnë jetën e banorëve në fshat dhe qytet.

Ky grup nxënësish nga shkolla “Shaban Cokallu” në Klos, pasi fituan konkursin e kodimit në Dibër, kërkojnë fitoren edhe në Tiranë me projekte të tjera. Ndërsa gjimnazistët e shkollës së mesme të Peshkopisë kanë sjellë ide se si mund të parandalohet skolioza tek fëmijët apo  duhanpirja edhe e lëndëve narkotike në ambientet e shkollës e veçanërisht në tualete.

Mbi 16 projekte nga 8 bashkitë veriut të vendit konkurruan mes tyre. Fituese u shpall shkolla e Tropojës “Hoxhë Zogu” me një projekt që vë teknologjinë e avancuar në shërbim të mjedisit.

Projekti i kodimit është mbështetur nga Ambasada Britanike ne Tiranë për të nxitur të rinjtë e  Veriut të Shqipërisë që të ardhmen e tyre ta projektojnë në atdhe dhe jo në emigrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos